Një gjykatë në Tokio ka refuzuar kërkesën e fundit të Carlos Ghosnit për dorëzani, pavarësisht se kishte premtuar se do të bartë me vete një etiketë elektronike që tregon vendndodhjen e tij.
Ish-shefi i Nissanit është në paraburgim që nga 19 nëntori, pas arrestimit nën dyshimet për shkelje financiare.
Avokatët e tij, që kanë mohuar veprat, kanë thënë se mund të mbesë në paraburgim për disa muaj.
Edhe pse dorëzania është e rrallë në Japoni, afati i gjatë i mbajtjes së Ghosnit ka nxitur kritika.
Mbrojtja e tij ka ofruar disa kushte sigurie vetëm që ai të lirohet, duke premtuar edhe qëndrimin në Japoni, por kjo është mohuar.