Auto

I zi dhe portokall: Njihuni me Model X-in e ri

Descriptive Text

Modelin e Teslës që e shohim në foto është kreacion ekipit të kompanisë T Sportline Design.

Kjo kompani, për këtë ofron paketën për zgjerimin e Model X të Teslës.

Paketa “Wide Body” e bërë nga fibra të karbonit përfshinë mbrojtësin e përparmë të ri, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, set të ri të pragjeve, mbrojtësin e pasmë shtesë të ri etj., transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, Model X vjen edhe me set të ri të rrotave prej 22-inç me goma Pirelli Scorpion Zero, si dhe interier me lëkurë ngjyrë portokalli dhe disa detaje nga fibra të karbonit.

T Sportline Design, po ashtu, thotë se këtë model të ri do ta ofrojë në seri të kufizuar prej vetëm 20 njësive.