Auto

Sy artificialë si të insekteve për veturat vetë-vozitëse

Sy artificialë si të insekteve për veturat vetë-vozitëse
 

Sy artificialë si të insekteve për robotët dhe veturat vetë-vozitëse, të prodhuara me lente që largojnë edhe ujin, janë duke u prodhuar me materiale dhe teknika me kosto të ulët për t’i garantuar veturave një pamje të jashtme më të gjerë, sipas një studimi të publikuar në revistën ACS Nano, nga grupi i universitetit kinez Chiao Tung të drejtuar nga Wenjun Wang.

Sytë me një lente, si ato të njeriut dhe të shumë kafshëve, mundësojnë që imazhet të jenë më të qarta, ndërsa sytë me shumë lente si të insekteve mundësojnë një pamje më të gjerë dhe kapin më mirë lëvizjet. Kjo sepse përbëhen nga mijëra njësi elementare, që quhen omatide, ku secila përbëhet nga një lente, që kapin dritën duke e kthyer në sinjale elektrike që arrijnë tek truri.