Kështu mund të duket BMW M7 Foto: Nikita Aksyonov

Kështu mund të duket BMW M7

20 January 2019 17:59

Së fundmi, prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, BMW, ka prezantuar Series 7 të ristilizuar, tani në internet kanë filluar të qarkullojnë disa fotografi në të cilat tregojnë se si mund të duket versioni sportiv “M” i këtij modeli.

Më saktësish, në foto shihet BMW M7 i menduar si rival i versioneve AMG të Mercedes S-Class, transmeton Koha.net.

Image

Autorja e fotografive, Nikita Aksyonov, për këtë M7 ka parashikuar mbrojtësin e ri të përparmë me vrima të mëdha për ajër, pragjet e reja, maskën e re të përparme, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, rrotat “M”, sistemin më të fortë të frenave si dhe interier sportiv.

Mbetet pyetja se çfarë do të gjendej nën kofano. Ndoshta motori 4.4-litër V8 i cili në modelin M5 Competition është me kapacitet prej 625 kuajfuqi, por për këtë M7 mund të vijë me më shumë kuajfuqi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme