Auto

Panairi në Detroit, vetëm VW nga Gjermania

Panairi në Detroit, vetëm VW nga Gjermania
 

Fuoristrada, kamionçina dhe makina sportive, ishin ato që u vendosën në qendër të skenës në shfaqjen automobilistike në Detroit, që nisi këtë vit me më pak prodhues automobilash dhe me më shumë paqartësi.

Prodhuesit thuajse i kanë braktisur makinat kompakte dhe sedanët, në një masë të madhe të tregut amerikano-verior, e këtë e tregonin edhe modelet e paraqitura në ekspozitë.