Fuoristrada, kamionçina dhe makina sportive, ishin ato që u vendosën në qendër të skenës në shfaqjen automobilistike në Detroit, që nisi këtë vit me më pak prodhues automobilash dhe me më shumë paqartësi.
Prodhuesit thuajse i kanë braktisur makinat kompakte dhe sedanët, në një masë të madhe të tregut amerikano-verior, e këtë e tregonin edhe modelet e paraqitura në ekspozitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKamionçinat dhe fuoristradat dominonin në shfaqjen më të hershme dhe më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara. Volkswageni ishte po ashtu i pranishëm, me një Passat të ri të tij.
Fordi prezantoi për të parën herë “Explorer SUV” të ridizenjuar, përfshirë një version hibrid. Fiat Chrysler zbuloi gjithashtu dizajnet e reja të modelit më të madh dhe popullor të tij, kamionçinës Ram.
Për ata që kërkojnë alternativa, prodhuesit e automobilave prezantonin edhe makina sportive dhe nostalgjike. Përveç Volkswagenit, prodhuesit gjermanë të automobilave e braktisën këtë vit ekspozitën e Detroitit, kjo edhe për shkak të disa ngjarjeve konkurrente në Nju Jork, Miami./Tch.