Ford Mustang Shalby GT500 i ri është zbuluar në panairin e veturave në Detroit.
I modifikuar si në strukturë, motor e aerodinamikë, vetura më e shpejtë që Fordi ka krijuar ndonjëherë, do të rivalizojë direkt Dodle Ghallenger Hellcat e Cheverolet Camaro ZL1, transmeton Koha.net.
Motori i GT500 është i krijuar i gjithi nga alumini, ndërsa është 5.2 litërsh supercharged V8.
Performancat zyrtare të tij ende nuk janë zbuluar, por Fordi pohon se ka mbi 700 kuajfuqi të cilat bëjnë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/h ta arrijë për rreth 3 sekonda.
{gallery}