ABT Sportsline sjell paketa të reja për Audi A8 të ri Foto: Motor1

ABT Sportsline sjell paketa të reja për Audi A8 të ri

09 January 2019 21:27

Kompania e njohur gjermane, ABT Sportsline, edhe më parë ka përgatitur paketa për përforcimin e motorit 3.0-litër TDI të gjeneratës më të re të modelit luksoz të Audit – A8, ndërsa tani kjo kompani ofertën e saj për A8 e ka zgjeruar me paketën e re për aerodinamikën e tij dhe me set të ri të rrotave.

Paketë për aerodinamikën përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësi i pasmë me atë shtesë (difuzer) dhe mbrojtësin shtesë të pasmë (spoiler) mbi bagazh nga fibra të karbonit.

Sa i përket përforcimit të motorit, motori 3.0-litër TDI në vend të 210 kW/286 kuajfuqi tani është me kapacitet prej 243 kW/330 kuajfuqi, por detajet për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale nuk janë zbuluar.

Gjithashtu, ABT Sportsline ofron paketën edhe për përforcimin e motorit benzinë 3.0-litër V6 i cili do të përforcohet në 400 kuajfuqi.

ABT Sportsline, po ashtu, për këtë A8 ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave nga alumini prej 20 deri 22-inç.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme