Publikohet fotoja e parë zyrtare e Lamborghini Huracan Evo për 2020

Publikohet fotoja e parë zyrtare e Lamborghini Huracan Evo për 2020

06 January 2019 22:16

Para disa ditësh Lamborghini publikoi në një mënyrë të pazakontë dy foto të modelit të tij më të ri Huracan dhe tani kompania vazhdon me publikimin e fotove tjera.

“E pazakonta” në këtë rast është se fotot e mëparshme dhe ato të rejat nuk janë postuar në rrjetet sociale apo në faqen zyrtare të kompanisë, por në Unica - një aplikacion, transmeton KosovaPress.

Me “para-pamje ekskluzive” në sfond, kjo foto na lejon të shohim modelin e rifreskuar. Gjëja e parë që do të vëreni është padyshim prapavija “Evo” që tregon se ky nuk është një LP610-4 i zakonshëm.

Ndërkohë që ende nuk ka informacione rreth interierit, raportohet se modeli më i ri do të ketë një ekran Touchscreen në formë portreti.

LP610-4 ka të ngjarë të bëhet gjë e së kaluarës pasi besohet se Lamborghini do t’i japë motorin 5.2-litër V10, i cili do të ndryshonte për pasojë modelin e Huracanit për LP620-4.

Ende nuk dihet se kur do të mbahet premiera zyrtare, por ajo do të bëhet shumë shpejt e ditur nga ana e kompanisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme