Auto

BMW rrezikon të gjobitet në Koren e Jugut

Autoritetet e Koresë së Jugut kërcënuan me gjobë prej rreth 10 milionë dollarësh prodhuesin gjerman të veturave BMW, për shkak të vonesës së tërheqjes së automjeteve të dëmtuara që në disa raste janë kapluar nga zjarri.

Fotot e automjeteve të djegura ishin në faqet e mbuluara në Korenë e Jugut gjatë verës, dhe mediat lokale më pas raportuan se më shumë se 40 vetura u dogjën. Pas këtyre rasteve, disa nga parkingjet refuzuan të përdorin këto automjete nga frika se mos po ndizeshin flakë.

BMW tërhoqi nga tregu rreth 170,000 automjete nga Koreja e Jugut për shkak të problemeve në sistemin e ftohjes që shkaktoi me ndezjen e zjarrit në motor, transmeton KosovaPress.

Prodhuesi gjerman njoftoi në gusht se do të tërhiqte nga tregu 480,000 automjete nga Evropa dhe disa vende aziatike, duke përfshirë Korenë e Jugut. BMW pastaj tha se do të tërheqë një milion vetura shtesë.

BMW është brend i njohur në Korenë e Jugut, ku në gjysmën e parë të këtij viti janë shitur rreth 39.000 automjete.