Pas disa muaj provash, prodhuesi britanik, Aston Martin, ka prezantuar specifikat përfundimtare të motorit monstruoz të zhvilluar në bashkëpunim me Cosworthin.
Kompania ka konfirmuar se ky motor V12 me 6.5 litra prodhon më shumë se 1013 kuajfuqi, transmeton KP.
Megjithëse fuqia e motorit është mbresëlënëse, duhet të theksohet se sistemi hibrid i Aston Martin Valkyrie do të jetë edhe më i fuqishëm duke iu falënderuar sistemit të rimëkëmbjes kinetike të KERS, i cili arrin performancë edhe më të mirë, që është puna e kompanisë kroate Rimac.
Fuqia totale e kombinuar e sistemit të vozitjes nuk është zbuluar zyrtarisht, por pritet të prodhojë 1145 kuajfuqi.
Prodhuesi britanik ka në plan të ndërtojë një seri të kufizuar prej vetëm 150 veturave me një çmim prej 3.2 milionë dollarë për kopje, dhe nuk është çudi që të gjitha automjetet janë shitur paraprakisht.