Auto

GM planifikon të ulë prodhimin e të heqë shumë punëtorë

General Motors planifikon të ulë prodhimin në pesë fabrika në Amerikën Veriore dhe të ulë numrin e punëtorëve për më shumë se 14 mijë.

Prodhuesi i njohur amerikan njoftoi se po planifikon të mbledhë tri fabrika jashtë Amerikës deri në fund të vitit 2019.

Lëvizja vjen për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe shitjeve të dobëta të automobilave.

GM, prodhuesi më i madh i veturave në SHBA, markat e të cilit përfshijnë Chevrolet, Buick dhe Cadillac, tha se masat e reja do të kursejnë gjashtë miliardë dollarë në para të gatshme deri në fund të vitit të ardhshëm.