Auto

Mercedesi thyen rekord të shpejtësisë për SUV në Nurburging

Mercedesi dikur thoshte se nuk është i interesuar për rekordet në shtegun e famshëm të Nurburgringut, por tash kjo kompani po vendos rekorde aty.

Me modelin Mercedes-AMG GLC 63 S rekord për SUV-in më të shpejtë në këtë shteg.

Gjermanët kompletuan një rreth të plotë prej 20.8 kilometrash për 7 minuta e 49 sekonda, duke e thyer për dy sekonda rekordin e Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglios.

GLC 63 S ka 503 kuajfuqi, 2 më pak se Stelvio Q. Motori i tij është 4.0-litërsh.