Arrestohet figura e njohur e automobilizmit Foto: Reuters

Arrestohet figura e njohur e automobilizmit

19 nëntor 2018 16:58

Carlos Ghosn, kryetari i gjigantit të automobilave, Nissan, është arrestuar për keqpërdorim financiar, ka njoftuar kompania.

Ghosn, që konsiderohet figurë e njohur në industrinë e automobilizmit, do të shkarkohet nga pozita e tij në kompaninë japoneze, të enjten në një takim të bordit.

Ai është akuzuar për “shumë keqpërdorime financiare”, përfshirë përdorimin e aseteve të kompanisë për qëllime personale.

Nissani ka thënë se aktualisht s’ka detaje tjera për të publikuar.

Nissani është kompania e gjashtë prodhuese më e madhe në botë.

“Jam i dëshpëruar, i indinjuar dhe kam pakënaqësi”, ka thënë shefi ekzekutiv i Nissanit, Hiroto Saikawa, në një konferencë për media, raporton BBC.

Sipas raportimeve, hetimet ishin zgjeruar ndaj Ghosnit qe disa muaj.

Ghosn është edhe kryetar dhe shef ekzekutiv i Renaultit dhe kryetar i Mitsubishi Motors. Menjëherë pas këtij lajmi, aksionet e Renaultit ranë për 13 për qind.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme