Volkswagen mohon bashkimin me Ford

Volkswagen mohon bashkimin me Ford

19 November 2018 13:01

Drejtori i Grupit Volkswagen, Herbert Diess, hodhi poshtë pretendimet se gjiganti gjerman mund të bashkohej me Fordin amerikan.

Pasi që Volkswageni dhe Fordi kanë njoftuar se së bashku do të prodhojnë automjete të caktuara komerciale, bëhet fjalë për spekulime rreth një partneriteti shumë më të madh të dy gjigantëve.

Megjithatë, Dies mohoi një mundësi të tillë në mënyrë eksplicite duke theksuar se kurrë nuk ishte diskutuar gjatë negociatave mbi bashkëpunimin e ardhshëm.

Por, udhëheqësit e të dy kompanive nuk e mohonin mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit përtej sektorit të automjeteve komerciale.

Ekziston një pikëpamje e përgjithshme se Volkswagen dhe Ford mund të bashkojnë forcat në zhvillimin e një flote veturash elektrike dhe vetëlëvizëse.

Kjo do të ulte ndjeshëm kostot e kërkimit dhe zhvillimit për të dy kompanitë, ndërkohë që në të njëjtën kohë do të rriste fitimet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme