Auto

Japonezët shpalosin pamjen e re të BMW M5 (F90)

Japonezët shpalosin pamjen e re të BMW M5 (F90)

Së bashku me paketën për modifikimin e BMW Series 5, kompania ‘tuning’ japoneze 3D Design ka prezantuar edhe modelin e modifikuar BMW M5 (F90).

3D Design për këtë M5 (F90) ka zgjedhur paketën për aerodinamikën e bërë nga fibra të karbonit, e cila përfshinë spoiler të përparmë të ri, pragjet e reja, difuzer të pasmë dhe spoiler në bagazh, transmeton Koha.net.