Auto

BMW 1 Series në version Sedan arrin edhe në Evropë?

Modeli më i vogël i BMW-së nga seria 1 në Evropë shitet në version Hatchback, ndërsa në fillim të vitit 2017 ekskluzivisht për Kinë është prodhuar edhe versioni Sedan.

Megjithatë, në qershor të këtij viti 1 Series në version kabrio u lansua edhe në Meksikë, gjë e cila hapi mundësinë që ky version të vijë edhe në kontinente tjera, para se gjithash në Evropë. Spekulimet për këtë u bënë edhe më të zëshme pas një serie fotografish të bëra gjatë testimeve në Munih, ku është vërejtur Seria 1 Sedan i kamufluar.

Është e vështirë për të gjetur dallimet nga modeli i Kinës dhe Meksikës, dhe nuk mund të thuhet me siguri se modeli i fotografuar është planifikuar për Evropën, por ka një probabilitet të lartë se është e dikuar për Kontinentin e Vjetër.

Para së gjithash, sepse BMW nuk ka një rival të denjë për Sedan të vegjël me konkurrentët e saj më të mëdhenj - Audi A3 dhe Mercedes A-Class / CLA, transmeton ksp.

{gallery}

Nga ana tjetër, BMW nuk ka shumë arsye të tjera, mbi të gjitha ekonomike, për të nisur serinë 1 në version Sedan në Evropë për shkak të kërkesës së dobët për një veturë të tillë të vogël, por të shtrenjtë.

Gjithashtu, seria 1 në version Sedan njëkohësisht do të vjedhë pjesën e “tortës” të cilën e ka Seria 3 Sedan dhe e cila është më profitabile. Më shumë për të gjitha këto spekulime do të bëhet e ditur për disa muaj, kur BMW do të prezantojë gjeneratën e re të serisë 1 në version Hatchback në Evropë.

Gjenerata e re është bazuar në platformën UKL FWD që e ndan me brendin MINI dhe për herë të parë do të jetë me motor me sistemin e tërheqjes me rrotat e përpërparme.