Auto

Publikohen fotografitë dhe videoja e Mercedes GLE të ri

Pas premierës së SUV-it GLE të rregullt, tani është duke u përgatitur gjenerata e re e tij.

Mercedes GLE në version Coupe aktual, i cili është i bazuar në Mercedes-GLE, debutoi më 2014-ën për të rivalizuar BMW X6. Ndërkohë, në tetor u shfaq një gjeneratë e re e GLE-së, e cila hapi rrugën për versionin Coupe të ri.

Modeli testues i kamufluar tashmë është parë në Gjermani në rrugë publike. Përveç siluetave të njohura, pak është e dukshme pasi që automjeti është i kamufluar, transmeton ksp.

{gallery}

Edhe pse GLE Coupe i ri tashmë është në fazën e testimit, sipas planeve të vitit të ardhshëm të Mercedesit, ky model nuk ka gjasa të shfaqet në vitin 2019 por vetëm në fillim të vitit 2020.

Deri atëherë, modeli aktual është në përputhje me BMW X6, i cili pritet të zhvendosë brezat në dy vitet e ardhshme dhe po ashtu edhe Porsche-ja njoftoi për modelin e saj të ri në këtë segment të automobilave.