Auto

Subaru planifikon një super veturë sportive për tu kthyer në garat WRC

Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Subaru u largua nga Kampionati Botëror i Rally (WRC) dhe 20 vjet nga titulli i fundit.

Megjithatë, lajmet e fundit nga Japonia sugjerojnë se në Subaru po punon për të zhvilluar një hatchback të ri të fuqishëm, i cili do të hapë rrugën për një kthim në kampionatin e WRC.

Subaru i ri do të jetë më afër segmentit B, ku aktualisht më të popullarizuara janë modelet Ford Fiesta ST, Volkswagen Polo GTI dhe Toyota Yaris GRMN, transmeton kp.

Edhe më tej spekulohet për detajet e Subaru, e cila do të mund të marrë katër cilindra Gen-set, dhe motor në të katër boshtet.

Problemi është se Subaru aktualisht nuk ka një makinë të kësaj madhësie, të paktën në tregjet e Amerikës së Veriut dhe Evropës në të cilën HH mund të bazohet.

Subaru do të duhet ose të fillojë nga e para ose të zhvillojë konceptin e paraqitur vitin e kaluar Visiv Performance. Subaru mund të zhvillojë hatchbackun e saj ‘hot’ së bashku me Toyota, si vetura sportive BRZ / 86.