Auto

BMW X4 i gjeneratës së dytë përforcohet nga kompania zvicerane

Kompania e njohur zvicerane, Dahler, e cila merret me modifikimin e veturave, edhe më parë është marrë me modifikimin e modeleve të reja X1, X2 dhe X3 të BMW-së, ndërsa tani ajo është marrë edhe me X4.

Dahler për këtë X4 të gjeneratës së dytë ka zgjedhur rrotat e reja 10-cepëshe nga alumini prej 21 dhe 22-inç, amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, si dhe paketën e re për përforcimin e motorit, transmeton Koha.net.

{gallery}

Kështu, motori benzinë i versionit X4 M40i është përforcuar nga 360 në 420 kuajfuqi ndërsa ai dizel i versionit M40d nga 326 në 380 kuajfuqi.