Ndonëse ishte spekuluar se Mercedesi mund të braktisë prodhimin e mëtejshëm të versionit CLA, versioni Shooting Brake do të vazhdojë të jetë në ofertë.
Prodhuesi gjerman ka filluar renovimin e familjes së vet me vetura kompakte me klasën e re A në version Hatchback dhe Sedan, si dhe klasën e re B, e cila kishte premierën botërore në tetor, në Panairin e Parisit, transmeton ksp.
Në mesin e modeleve kompakte me motor me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparmë, të cilat pritet të zëvendësohen, janë edhe versionet Coupe dhe Shooting Brake. Falë paparacëve, ne tani mund të shohim fotografitë e para të prototipit të “kamufluar” të Mercedes CLA në version Shooting Brake.
{gallery}
Automobili është xhiruar gjatë testimit në Gjermani dhe versioni i prodhimit do të shfaqet në 2019. Mercedes CLA Shooting Brake do të marrë modelet stilistike të klasës së re A, dhe me këtë veturë do të ndajë edhe pjesë të mekanikës dhe motorizimit.