Në shtator të vitit të ardhshëm në kinematë botërore do të shfaqet filmi më i ri i animuar “Spies in Disguise”, në të cilin do të “aktrojë” edhe super-vetura e Audit – RSQ e-tron në formë koncepti.
Audi RSQ e-tron është një koncept tërësisht elektrik me inteligjencën artificiale të integruar dhe është i dizajnuar sipas kërkesave të këtij filmi të ri të animuar me spiun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Duhet theksuar se në këtë film rolin kryesor e ka super-spiuni i quajtur Lance Sterling, zërin e të cilit e bën aktori i njohur Hollywoodian – Will Smith.
Ata të cilët dëshirojnë që ta shohin konceptin RSQ e-tron në aksion, mund ta bëjnë që tani duke shikuar trailerin zyrtar të këtij filmi më poshtë.