Auto

Hyundai sjell modelin e ri sportiv

 

Pas lansimit të suksesshëm të paketës së linjës N në fillim të këtij viti, Hyundai Motor ka prezantuar modelin e ri me këtë paketë sportive i30 Fastback N Line.

Paketa N Line përbëhet nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm të marra nga departamenti N që i bën automjetet e Hyundait më dinamike dhe karakteristike, transmeton KP.