Kompania e njohur japoneze, Nissan, për panairin e sivjetmë të veturave të modifikuara - SEMA - i cili mbahet në Las Vegas nga sot deri më 2 nëntor, ka përgatitur një numër modelesh interesante dhe në mesin e tyre është edhe 370Z i modifikuar i njohur si Project Clubsport 23.
Motori standard 3.7-litër V6 i këtij modeli tani është zëvendësuar me 3.0-litër Twin-Turbo V6 të Infiniti Q50 400 Red Sport, transmeton Koha.net. Ky motor, është me kapacitet prej 400 kuajfuqi dhe është i kombinuar me marshin manual të modelit 370Z Nismo, ku për këtë Nissan ka bashkëpunuar me MA Motorsport.
{gallery}
Gjithashtu, Project Clubsport 23 tërheq vëmendjen me eksterierin me ngjyrë të portokallit, paketën për aerodinamikën, rrotat “Rays” me ngjyrë të zezë e me goma “Hankook RS4”, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe me timonin “Sparco” dhe ulëset sportive.