Valon Jaha triumfon në garën e fundit të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm

Valon Jaha triumfon në garën e fundit të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm

21 tetor 2018 19:03

Është mbajtur gara e fundit e Kampionatit të sivjetmë të automobilizmit të Kosovës. Në garën e katërt të disiplinës auto sllallom ka triumfuar Valon Jaha i AK Kaçandolli PRT, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ka qenë një garë e mirë, me konkurrencë të fortë dhe mjaft interesante. Kam pritur të kem rezultat të mirë sepse veturën e kam pasur në gjendje shumë të mirë, goma adekuate për kushtet e garës së sotme, prandaj rezultati i arritur nuk është befasi. Jam i kënaqur që kampionatin e përfundova me fitore”, ka thënë Jaha pas fitores së sotme.

Me BMW-në e tij Jaha ka pasur kohën 02:54.540 minuta dhe për 02.311 sekonda ishte më i shpejtë se Leutrim Bytyqi i Ferizajt, transmeton Koha.net. 

Podiumi i fituesve në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Faton Ramën e AK RC Prishtina, i cili në krahasim me fituesin u vonua për 05.519.

Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Kaçandolli RT, para Ferizajt dhe Prizrenit D&G.

Rezultatet:

Klasa 3 (mbi 1600 ccm - Grupi 1)

1.Faton Ferati (Golf VI - Kaçandolli PRT) 03:00.623

2.Bashkim Memaj (Honda - Prizreni D&G) +09.633

3.Jeton Qerimi (BMW - Gjilani) +15.884

Klasa 5 (mbi 1200-1600 ccm - Grupi 2)

1.Leutrim Rexhepi (Peugeot 106 - Ferizaj) 03:10.110

Klasa 6 (mbi 1600 ccm - Grupi 2)

1.Florent Blakqori (Audi S3 - N/A) 03:20.182

2.Armend Ramizi (Opel Astra - Gjilani) +01.767

3.Alteron Sylmeta (BMW - Gjakova 137) +01:13.287

Klasa 8 (mbi 1200-1600 ccm - Grupi 3)

1.Leutrim Bytyqi (Peugeot 106 - Ferizaj) 02:56.851

2.Alban Berisha (Suzuki Swift - Prizreni D&G) +09.975

3.Kushtrim Mehmeti (Citroen Saxo - Ferizaj) +20.418

Klasa 9 (mbi 1600 ccm - Grupi 3)

1.Valon Jaha (BMW - Kaçandolli PRT) 02:54.540

2.Faton Rama (Renault Clio - RC Prishtina) +05.519

3.Belkin Fazliu (Renault Megane - Prizreni D&G) +08.317

Plasmani i përgjithshëm:

1.Valon Jaha (BMW - Kaçandolli PRT) 02:54.540

2. Leutrim Bytyqi (Peugeot 106 - Ferizaj) +02.311

3. Faton Rama (Renault Clio - RC Prishtina) +05.519

Renditja ekipore:

1.Kaçandolli PRT 60 pikë

2.Ferizaj 52 pikë

3.Prizreni D&G 45 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme