Auto

Audi shtyn daljen në shitje të modelit e-tron

 

Vetura e parë elektrike SUV e Audit do të dalë katër javë më vonë se që ishte planifikuar, për shkak të një problemi softuerik.

Kompania gjermane ka konfirmuar se Audi e-tron shtyhet për shkak se prodhuesit i duhet të përmirësojë një softuer që ishte modifikuar gjatë procesit të zhvillimit.