Modeli më i shitur i prodhuesit çek Skoda, Octavia, më në fund do të vijë me motorë të rinj.
Octavia e ridizajnuar vetëm tani vjen me motorë 1.5 dhe 2.0-litërsh TSI.
TSI 1.5 i ri disponon me 150 kuajfuqi. Nga ana tjetër, në vend të 1.8 është paraqitur motori më i madh TSI 2.0 me 190 kuajfuqi dhe konsumi mesatar sipas standardeve WLTP duhet të jetë rreth 6 l/100 km.
Octavia me njësi të re 2.0-litra përshpejton 0-100 km/h në 7.3 sekonda, e cila është më e shpejtë se RS TDI Octavia, e cila tashmë nuk prodhohet, transmeton KP.
Octavia vazhdon të ofrojë versionet hyrëse me 1.0-litër TSI turbo-benzinë dhe 1.6-litërsh TDI turbo-dizel me 115 kuajfuqi, me ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive.