Auto

Mazda fiton çmimin e ri për dizajn

 

Mazda e re MX-5 RF ka fituar shpërblimin “Red Dot: Best of the Best” dhe në këtë mënyrë ka përsëritur suksesin e motrës së saj Mazda MX-5 të gjeneratës së katërt, e cila shpërblimin e njëjtë e ka fituar në vitin 2015.

Çmimi “Best of the Best” është i rezervuar për prodhime, të cilat përmbushin standardet më të larta të dizajnit në kategori të caktuara.