Deputeti i Vetëvendosjes në legjislaturën e kaluar dhe kandidati për deputet në zgjedhjet e fundit, Dimal Basha, i është kundërpërgjigjur ish-emisarit të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Diplomati amerikan, gjatë ditës së martë përmes dy postimeve në Tëitter, ka akuzuar Albin Kurtin si anti-amerikan dhe ka ftuar presidentin e ri, Joe Biden, “që ta ndalë atë”.
Basha në postimin e tij në Facebook, ka thënë se në këtë mes është Grenelli më anti-amerikani.
“Grenelli hala ish duke u sill nëpër Tëitter. Kish thanë që Albin Kurti është anti-amerikan sepse e ka kundërshtu Klintonin, Obamën e Bushin. Qe një krahasim për këtë loqkën! Ky u kanë tuxhar i Trumpit, i cili ka përdor gjuhë raciste ndaj afrikano-amerikanëve dhe ka kriju teori konspirative duke thënë se Obama nuk ka lind në Amerikë, i ka quajtur Hillary & Bill Clinton gënjeshtarë duke i akuzuar me sendet më t’liga të mundshme dhe ka fyer të gjithë familjen Bush, përfshi Bushin senior. Gjatë gjithë kohës ky e ka përkrah Trumpin. Dhe kush na qenka ‘anti-amerikani’ në këtë mes? Jemi me fat që amerikanët ia treguan vendin këtij palaçoje dhe se dëgjon askush më. Bile shefin e tij edhe Tëitteri e ka përzënë për shkak të gjuhës ‘anti-amerikane’ që ka përdorur”, ka shkruar Basha.
Kurti gjatë kohës sa ishte kryeministër ishte përplasur dhe kishte kundërshtuar planet e Grenellit për “dialog të shpejtë dhe të papërgatitur mirë”, për çka më pas akuzuan njëri-tjetrin.