Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtari i NATO-s mysafir i UBT-së, bashkë me rektorin takon krerët e vendit

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka shoqëruar delegacionin e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s, të udhëhequr nga Dr Jamie Shea, në takimet me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

Ata janë pritur nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilët kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea, është shprehur i kënaqur me përparimet në Kosovë dhe ka shprehur besimin se vendi është në rrugën e drejtë për t’u anëtarësuar në NATO.

Jaime Shea po qëndron në Kosovë me ftesë të UBT-së, teksa sot në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të mbahet edhe konferenca dhe diskutimi i hapur me studentë mbi temën: “E ardhmja euroatlantike e Kosovës”, dhe pas kësaj, do të bëhet edhe inaugurimi i Forumit Euroatlantik të UBT-së.

Image
Image