Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.
Gjatë qëndrimit në Londër Berisha zhvilloi takime në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës Britanike në Londër, dhe vizitoi qendrën koordinuese në Ipswich.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi, përkrahja e institucioneve kufitare në ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër trafikimit ndërkufitar, kontrabandës regjionale, ngritjen e kapacitete të qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit, shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave dhe përkrahje në trajnime
Kjo vizitë u realizua dhe financua nga Ambasada amerikane , programi EXBS dhe zyrtarët nga Dogana angleze. Në këtë vizitë të përbashkët, përveç zyrtarëve të Doganës së Kosovës, marrin pjesë edhe zyrtarë nga MPB, Policia Kufitare dhe EULEX-i.