Zyra e zëvendësministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj lajmeve që kanë derivuar nga një intervistë e tij thënë për radiotelevizionit të Zvicrës gjermane SRF.
Ka thënë se të gjitha versionet e shkurtuara në shqip të kësaj interviste janë me pasaktësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prej këtyre pasaktësive, janë ndërtuar interpretime të gabuara sipas parimit të ‘stuhisë në gotën e ujit’”, thuhet në reagimin e MPJ-së, derisa kanë bashkangjitur transkriptin e pjesës së shkurtuar të intervistës që është dhënë në shqip.
“Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Pacolli është i njohur për iniciativat e shumta politike dhe legale ndaj reporterit Dik Marti, ndaj spekulimet janë në rastin më të mirë, mbështetur në dritëshkurtësi dhe në parimin e ‘fotokopjes së keqe që prodhon kopje të këqija”.
Lexo edhe: Pacolli: Ka shqiptarë që kanë kryer krime lufte dhe ata do të dënohen
Më poshtë është transkripti nga pjesa e intervistës, sipas MPJ-së, së keqinterpretuar:
Behgjet Pacolli: Më shumë është thënë se sa që është bërë. Flitet për këtë Gjykatë që moti; këto ngritje të aktakuzave i kam pritur para një viti ose dy.
Është mirë që dikush ngre aktakuzë për dikë që ka bërë krime dhe nëse në mesin e kosovarëve ka njerëz të tillë që kanë bërë krime gjatë luftës, është e drejtë që ata të inkriminohen dhe të dënohen për këtë.
Ne sot jetojmë në shekullin 21, në mileniumin e tretë ku toleranca e bashkëpunimi vihen në rendin e parë dhe nuk duhej të bëhet fjalë as për hidhërimet nga e kaluara e as për urrejtjet ndërfetare apo ndërnacionale.
Unë besoj se Kosova e ka marrë drejtimin e vet paqësor; interesi i saj është që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Kosova i respekton fqinjët e vet; Kosova respekton çdo gjë që është civilizuese dhe ky respekt -besoj çdokush e di që duhet të jetë i ndërsjellë.