Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas raportimeve se disa varreza ortodokse në Kishnicë të Graçanicës janë dëmtuar. Në reagim thuhet se dënojnë përdhosjen e varrezave, duke shtuar se veprime të tilla “minojnë besimin ndërmjet komuniteteve”.
“Përgëzojmë përpjekjet e Policisë së Kosovës dhe presim që autorët të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagim.
Ditë më parë është raportuar nga Policia e Kosovës se janë hasur disa varreza ortodokse të dëmtuara në fshatin Kishnicë. Për këtë kanë nisur hetimet nga hetues të specializuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Raportohet për dëmtim të varrezave në Graçanicë
-
Dëmtohet një varr në Kamenicë
-
BE: Kosova vepron në kundërshtim me obligimet ndaj BE-së me mbylljen e fondeve të sigurimeve pensionale të Serbisë
-
Një burrë në Fushë-Kosovë raporton se është dëmtuar varri i një familjari
-
Dëmtohen disa varreza në Ranillugë, shkruhen grafitë në muret e objektit fetar