Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyra e BE-së në Kosovë përkrah pesë biznese në Komunën e Rahovecit

Pesë biznese të Komunës së Rahovecit, kanë përfituar grante nga Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë.

Këto biznese kanë përfituar përmes skemës së granteve për zhvillimin e sektorit privat të Kosovës. Grantet e dhëna kanë të bëjnë me zgjerimin e biznesit ekzistues, apo si biznese fillestare, të cilat janë dhënë përmes Asociacionit të Agjencive të Zhvillimit Rajonal (ARDA).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nënshkrimi i kontratave për përfitimin e donacionit për pesë bizneset lokale, është bërë sot në prani të Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe zyrtarëve të ARDA-s. Përmes donacioneve të marra, synohet zgjerimi dhe rritja e numrit të të punësuarve në bizneset e tyre.

Sektori në të cilat janë dhënë grantet janë: dekorim, përpunim të plastikës, përpunim metali, mobileri dhe veshje, shuma e përgjithshme e granteve, për pesë përfitues nga Komuna e Rahovecit është 47 mijë e 785 euro.