Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyra e Auditimit evidenton parregullsi të shumta në MASHT

Parregullsi në procedimin pagesave, planifikim jo i mirë i prokurimit, mangësi në menaxhimin e kontratave, vonesa në realizimin e projekteve kapitale, pagesë e avancës në kundërshtim me ligjin e buxhetit, janë disa nga gjetjet nga Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin financiar të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Vërejtje janë dhënë edhe sa u përket blerjes dhe shpërndarjes së teksteve shkollore, pranim jo i rregullt i mallrave, dhe për një numër të madh të pozitave menaxhuese të udhëhequra nga ushtrues detyre, shkruan sot Koha Ditore.

Zyra e Auditimit ka gjetur se në procedimin e 17 pagesave të ndërlidhura me mallrat dhe shërbimet me vlerë 425.722 euro, fillimisht ishin pranuar mallrat/shërbimet dhe fatura, ndërkaq më vonë ishte bërë (zotimi i mjeteve, kërkesa për blerje, dhe urdhërblerja).

Por, me rregulloren nr. 01/2013 për Shpenzimin e Parasë Publike, fillimisht duhet të procesohet zotimi i mjeteve, të lëshohet urdhërblerja, dhe pas pranimit të blerjeve bëhet raporti i pranimit, si dhe pranohet fatura. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm