Ndërrimi i numrave të kandidatëve për deputetë nga radhët e AKR-së në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është cilësuar si lëshim nga Jetlir Zyberaj i Aleancës Kosova e Re.
Ai tutje ka shtuar se nuk ka asnjë problem mes dy partive dhe së bashku synojnë t’i fitojnë zgjedhjet.
Sipas tij, kanë pak rëndësi ndarjet e brendshme se si rrjedhin, e rëndësishme për është që me listën e tyre të nxjerrin më të mirën e mundshme.
“Ka qenë një keqkuptim në momentin e dorëzimit paraprak të listës së kandidatëve për deputetë, ju siç e dini nga dorëzimi fillestar i listës që ka qenë ditën e shtunë, në ora 18:00 dhe që ekziston një afat kohor prej 24 orëve për përmasime të mundshme ka ndodhur një lëshim në listën e kandidatëve për deputetë, por i cili nuk nënkupton që ka qenë problemi i joni me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai problem është zgjidhur dhe nuk ka absolutisht asnjë telash në këtë drejtim, e as nuk ka pasur”, ka thënë ai./EO
-
Zemaj për Kurtin e Limajn: Veç të kuptohen e të merren vesh për marrëveshje politike
-
Zyberaj kërkon rinumërim të plotë të votave, thotë se kishte plan të organizuar për vjedhje të tyre
-
AKR-ja pret të marrë minimum 3 deputetë në listën e LDK-së
-
AKR-ja kërkon rinumërim të të gjitha fletëvotimeve në Kosovë
-
Numri i Kurtit mbetet i zbrazët, ndryshimin e listës s’e bëjnë as AAK e Nisma