Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, priti sot ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë, Jean Hubert Lebet, si dhe përfaqësuesin e Korporatës Zvicerane me seli në Prishtinë, Patrick Ettienne, njofton kumtesa nga Kryeprokuroria, transmeton koha.net.
Lumezi e falënderoi ambasadorin Lebet për mbështetjen e vazhdueshme që shteti zviceran është duke e dhënë për avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, e në veçanti për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial, konkretisht përmes projektit zviceran, për zhvillim dhe bashkëpunim, i cili projekt implementohet në kuadër të UNDP-së e që mbështet nga Agjencioni Danez për zhvillim ndërkombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeprokurori Lumezi theksoi se përmes këtij projekti kanë përfituar edhe institucionet zbatuese të ligjit, konkretisht edhe sistemi prokurorial në fushën e ngritjes së kapaciteteve profesionale për ndjekjen, hulumtimin dhe sanksionimin e veprave që ndërlidhen me korrupsionin.
Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi dhe ambasadori Lebet kanë diskutuar edhe për ngritjen e kapaciteteve profesionale në sistemin prokurorial lidhur me kryerjen e ekspertizave financiare, ndjekjen e trajnimeve në fushën ekonomiko-financiare, krimeve kibernetike dhe korrupsionit, si dhe ndjekjen e trajnimeve në fushën e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ambasadori zviceran në Prishtinë, Jean Hubert Lebet i premtoi kryeprokurorit Lumezi mbështetjen e tij dhe të shtetit Zviceran në avancimin e bashkëpunimit në të gjitha çështjet që mund të bashkëpunojnë sistemet prokuroriale të vendit tonë dhe Zvicrës, përmes ambasadës zvicerane në Prishtinë.