Zvicra ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë bërë të ditur mediat zvicerane.
Shtetet dhe zonat me një rrezik në rritje të infektimit përcaktohen në masat rregulluese Covid-19 në fushën e trafikut ndërkombëtar të udhëtarëve. Kjo listë azhurnohet rregullisht dhe pas rënies sërasteve në Kosovë, tani në Zvicër ata që vizitojnë Kosovën s'do të karantinohen pas kthimit në Zvicër.
Nëse një shtet është në listë, kjo përfshin të gjitha territoret e tij, ishujt dhe territoret përtej detit – edhe nëse ato nuk renditen veçmas. Vendet fqinje të Zvicrës përjashtohen nga ky rregull. Këto nuk rendisin shtete të tëra, por zonat.
Nga 28 shtatori do të largohen nga lista, Kosova dhe San Marino.
Artikuj të ngjashëm
-
Zvicra e lë Kosovën në listën e vendeve me rrezik të lartë për COVID-19
-
Gjermania heq Kosovën nga “lista e zezë” për COVID-19
-
Zvicra e heq Kosovën nga lista e vendeve me rrezik nga përhapja e koronavirusit
-
Nga sot, Kosova në listën e Zvicrës për karantinim
-
Kosova nga 22 marsi në listën e Zvicrës për karantinim