Në vazhdimësi flitet për përmirësim të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, por zyrtarët institucionalë në realitet nuk i marrin seriozisht projektet që mund të bëjnë ndryshime, madje as kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve.
22 milionë euro është donacioni që Emiratet e Bashkuara Arabe i ndanë për të ndërtuar spitalin universitar të fëmijëve, por ndërtimi i të cilit do të vonojë të nisë për tre muaj, për shkak të neglizhencës së institucioneve vendore, raporton KTV.
Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë u vonua të përgatisë terrenin ku do të ndërtohet ai, pavarësisht se kishte marrë përgjegjësi se do ta përfundojë këtë punë.
Përveç profesionistëve, Ministrinë e Shëndetësisë e quan të papërgjegjshme edhe shoqëria civile.
Sipas Nexhmi Hysenit, kirurg i fëmijëve, ky projekt do të lehtësonte punën, meqë aty do të jenë të përfshira pothuajse të gjitha shërbimet e dedikuara për fëmijë.
Ky objekt do të lidhet me klinikën e pediatrisë dhe atë të neonatologjisë.
Edhe
Zvarritja e tenderit vonon ndërtimin e spitalit të pediatrisë, donacion 22 milionësh
Sipas marrëveshjes, donatori do të shpallë tender ndërkombëtar për ndërtimin e objektit.
KTV-ja ka raportuar muaj më parë se agjencia kundër korrupsionit kishte tërhequr vërejtjen se MSH-ja ka bërë shkelje ligjore që në fazën fillestare, kur kishte shpallur tender për përgatitjen e hapësirës, ku do të ndërtohet ky spital.
Ndërkohë, i njëjti institucion, derisa ishte në proces për të lidhur kontratën me operatorin që do të kryejë punimet, kishte shpallur një tjetër tender për të mbikëqyrur realizimin e tenderit paraprak në vlerë prej 7 mijë eurosh.
Zvarritja e tenderit vonon ndërtimin e spitalit... by kohanet
-
Vonesa që në fazën e parë të ndërtimit të Spitalit të Pediatrisë
-
Kurti: Emiratet do t'i dhurojnë 25mln dollarë për spital të ri të fëmijëve në Kosovë
-
6 muaj pas inaugurimit, spitali i fëmijëve nis punën pa u funksionalizuar në tërësi
-
Pacolli, pasi mori tenderin merr edhe meritat për Spitalin që e negocioi ish-presidentja Jahjaga