Zgjerimi i dy rrugëve kryesore që përshkojnë qytetin e Podujevës është duke u zvarritur. Ky projekt, që është paraparë të përfshijë (pos zgjerimit) ndërtimin e gjithë infrastrukturës përcjellëse në rrugët “Zahir Pajaziti” dhe atë “Skënderbeu” ende nuk ka filluar.
Zyrtarët komunalë të Podujevës nuk i kanë treguar arsyet e kësaj vonese , edhe pse përgjigje për këtë u është kërkuar që nga data 1 qershor. Por në muajin shkurt të këtij viti, drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Durim Salihu, ka thënë nëpërmjet Zyrës për informim se presin ndihmë edhe nga niveli qendror për këtë projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViti 2017 kishte thënë se është fillimi i këtij projekti, por nuk kishte treguar se kur do planifikohet të përfundojë.
“Në vitin 2017 është planifikuar fillimi i punimeve për zgjerimin e rrugës ‘Zahir Pajaziti’, si dhe ndërtimi i tërësishëm (i ri) i infrastrukturës përcjellës: rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik, ujësjellësit, ndriçimit publik, telefonisë, ngrohjes qendrore, rrjetit elektrik, etj. Kjo rrugë në minimum do të bëhet me korsi, por jemi duke shqyrtuar çdo mundësi që të zgjerohet në katër korsi. Gjithashtu një pjesë e kësaj rruge do të shndërrohet në bulevard të qytetit”, ka thënë në muajin shkurt Durim Salihu.
Por pjesa që ka përfshirë bulevardin e qytetit tashmë është hequr si projekt. 930 mijë eurot e parapara për bulevardin dhe sheshin e qytetit, zyrtarët komunalë të Podujevës i kanë transferuar nëpër projekte tjera me rishikimin e buxhetit që është bërë në muajin maj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.