Opozita ka akuzuar Komunën e Gjilanit për zvarritje të projekteve të parapara për realizimin në fshatin Zhegër.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, zvarritja e projektit të ndërtimit të shkollës në fshatin Haxhaj është duke shkaktuar probleme për nxënësit, të cilët vazhdojnë procesin mësimor në bodrumin e xhamisë. Gjithashtu, janë kritikuar edhe vonesat në ndërtimin e palestrës sportive si dhe mosintervenimi në zgjidhjen e problemeve me infrastrukturën nëntokësore, shkruan sot Koha Ditore.
Këshilltari komunal nga radhët e VV-së, Xhelal Hajrullahu, thotë se banorët e fshatit Zhegër janë të pakënaqur me mënyrën sesi janë duke u implementuar projektet./Feim Azemi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni nesër në “Koha Ditore”)
-
Opozita në Gjilan me vërejtje për projektet të cilat nuk po përfundohen sipas afateve
-
Kontrata për shkollën ndërpritet shkaku i zvarritjes së punimeve në Gjilan
-
Mangësitë në projekt zvarrisin finalizimin e shkollës në Pozharan
-
Vazhdon zvarritja, shkolla gjilanase e artit nuk hapet as në shtator
-
Për tri projekte të zvarritura, Komuna e Gjilanit kërkon ndihmën e Qeverisë