Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvarritet projekti i rindërtimit të ish-kazermës në Pjetërshticë

Prej më shumë se katër muajsh po zvarritet projekti për rindërtimin e ish-kazermës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Pjetërshticë të Komunës së Shtimes. Për realizimin e këtij projekti, Komuna e Shtimes ka ndarë nga buxheti vetjak mbi 50 mijë euro, mirëpo, sipas komisionit vlerësues, punimet janë përcjellë me një varg defektesh teknike.

Si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve, para disa muajsh Komuna ia ka ndërprerë punimet operatorit ekonomik. Rreth kësaj çështjeje ka reaguar Ramiz Qeriqi, ish-komandant i batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, i cili ka kërkuar nga institucionet përkatëse t’i realizojnë punimet sipas kontratës së nënshkruar. Sipas tij, komisioni vlerësues ka gjetur një varg defektesh të cilat duhet të përmirësohen, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ekipi monitorues i këtij projekti ka hasur në një varg gabimesh teknike të cilat nuk janë përmirësuar asnjëherë. Pllaka ndërmjet kateve të kazermës është ndërtuar me një kualitet tjetër më të lehtë, i cili ka kushtuar më lirë, ndërkaq, sipas kontratës, aty është dashur të bëhej pllakë masive nga betoni. Po ashtu, përveçse projekti po zvarritet aty nuk është bërë as rrethoja që ishte e paraparë me kontratë për të krijuar siguri për banorët gjatë punimeve. Pastaj nuk janë ngjyrosur as pjesët e drunjta të kulmit për mbrojtje nga lagështia etj”, ka thënë Qeriqi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)