Pejë, 19 nëntor – Projekti i nisur në vitit 2012 për ndërtimin e ujësjellësit për 15 fshatra të Lugut të Baranit dhe katër fshatrave të tjera të Pejës, që nuk i përkasin këtij lugu, e që edhe ato janë planifikuar të kyçen në këtë ujësjellës, sipas dinamikës së financimit dhe zhvillimeve të tjera lidhur me këtë projekt, rrezikohet që ai të dështojë.
Ky projekt në vlerë prej 3.5 milionë eurosh, ishte planifikuar të përfundojë brenda tre vjetësh, por gypi i shtruar deri më tash nuk iu ka afruar ende burimit të Drinit të Bardhë në Radac, ku është planifikuar të merret uji për ato fshatra, shkruan sot Koha Ditore.
Deri më tash janë investuar rreth 3 milionë euro mjete nga buxheti i Qeverisë dhe i komunës dhe kanë mbetur afër 5-6 kilometra prej rreth 43 kilometrash sa është i gjatë ky ujësjellës nga Lugu i Baranit deri te burimi i ujit. Gypi kryesor ka arritur deri mbi rreth-rrotullimin rrugor që ndan rrugët për Pejë, Istog e Rozhajë.
E gjithë kjo zvarritje e realizimit të projektit është rezultat i financimit jo të rregullt të këtij projekti, i cili aktualisht është në “pauzë”.\Ilir Osmanaj.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore
-
Abuzimi me ujë
-
Bllokohen punimet për ndërtimin e ujësjellësit në Bogë e Shkrel
-
Vitin e ardhshëm 11 fshatra të Klinës do të bëhen me ujësjellës me projektin 1.5 milionë eurosh
-
Opozita në Pejë ngre dyshime për shpronësimin e 4 hektarë tokë për impiantin e ujërave të zeza
-
Treva e Rugovës edhe së paku 3-4 vjet pa trajtim të ujërave të zeza