Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvarritet prej 2 vjetësh projekti i kolektorit të ujërave të zeza

Banorët e fshatit Varosh të Komunës së Ferizajt prej disa vjetësh janë në hall me ujërat e zeza të qytetit, të cilat po derdhen në lumin Nerodime, i cili kalon përgjatë këtij fshati.

Ndërkaq, prej më shumë se dy vjetësh po zvarritet projekti për ndërtimin e kolektorit në këtë fshat në vlerë prej 537 mijë eurosh nga buxheti vetjak i Drejtorisë së Infrastrukturës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorët e këtij fshati e konsiderojnë këtë projekt si të domosdoshëm derisa gjatë sezonit të verës po vështirësohet jetesa e tyre, shkaku i kundërmimit nga ujërat e zeza.

Zejnullah Zymberi, banor nga fshati Varosh ka sqaruar se rreth 2 vjet më parë patën nisur punimet për rregullimin e kolektorit të ujërave të zeza, mirëpo brenda një periudhe të shkurtër janë ndërprerë ato dhe askush nga zyrtarët komunalë nuk kanë dhënë sqarime rreth kësaj çështjeje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.