Qytetarë të lokaliteteve të ndryshme të Komunës së Rahovecit kanë adresuar ankesa dhe kërkesa te organet e pushtetit lokal lidhur me çështjen e emërtimit të rrugëve. Por pushteti lokal në Rahovec ende nuk e ka formuar komisionin përkatës për shqyrtimin e këtyre ankesave. Ndërkohë administrata komunale e Rahovecit në mes të muajit nëntor të vitit të kaluar pati njoftuar për fillimin e vendosjes së tabelave me emërtimet e rrugëve, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtari për informim në Komunën e Rahovecit, Haziz Krasniqi, ka konfirmuar pranimin e ankesave dhe kërkesave nga banorët rreth emërtimit të rrugëve, pa e precizuar numrin e tyre. “Po, kemi pranuar disa kërkesa nga ana e qytetarëve në lidhje me emërtimin e rrugëve”, ka thënë ai. Në të njëjtën kohë ka pranuar se komisioni për shqyrtimin e këtyre ankesave e kërkesave ende nuk është formuar nga Kuvendi i Komunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.