Këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Jeton Zulfaj, të hënën, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka theksuar se gjendja e krijuar në veri është pasojë e mungesës së sundimit të ligjit në atë pjesë për shumë kohë.
“Gjendja të cilën e kemi është edhe për shkak se është toleruar për një kohë të gjatë mungesa e sundimit të Ligjit, dhe ajo çka ka bërë me dije edhe kryeministri është që duhet të ketë ligjshmëri dhe nuk do të tolerohet një situatë ku krijohet kaos, prandaj do të ketë sundim të ligjit”, ka theksuar Zulfaj.
Ai ka theksuar se me misionin e KFOR-it kanë diskutuar një afat se deri kur Policia e Kosovës nuk do të ndërhyjë për t’i larguar barrikadat e vendosura në veri.
“Sigurish që iu është dhënë afat edhe kohë, në mënyrë që ato të hiqen para se të veprojë Policia e Kosovës, e cila pastaj duhet të hapë rrugët, në mënyrë që të mundësohet liria e lëvizjes. Fillimisht i është dhënë hapësira KFOR-it që ta kryejnë këtë mision, dhe sigurisht që ka një afat por kjo po bëhet në bashkëpunim në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it”, ka theksuar Zulfaj.
Ai ka deklaruar se nuk beson që do të vijë puna që Policia e Kosovës të ndërhyjë për largimin e tyre.
Edhe
Këshilltari i Kurtit për barrikadat: Ekzistonte mundësia e eskalimit të situatës
“Një afat me KFOR-in është diskutuar dhe KFOR-i vetë e ka kërkuar këtë afat, në mënyrë që institucionet e Kosovës, Policia të kryejë misionin që e ka, për të zhbllokuar pastaj rrugët, nuk e besoj që do të vije deri aty, por kjo do të kryhet vetëm me KFOR-in”, ka theksuar Zulfaj, pa specifikuar saktësisht afatin që është dhënë.
Ai ka mohuar kritikat e opozitës për zmbrapsje të Qeverisë nga vendimet që ka marrë.
-
Zulfaj thotë se Kurti bëri kompromis, fajëson opozitën për situatën në të cilën ndodhet vendi
-
Jeton Zulfaj sot në “60 Minuta” për Raportin e Progresit
-
Zulfaj për bllokimin e kosovarëve në Serbi: Putini i vogël s’mund ta përballojë suksesin e Kosovës
-
Kurti: EULEX-i e KFOR-i, tek pas Policisë së Kosovës