Këshillitari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se është pritur prej më shumë se një vit që Serbia të heqë pengesat që i ka vënë për nënshkrimin e Lëvizjes së Lirë me letërnjoftime.
Zulfaj ka thënë se Serbia ka qenë në dijeni se do të aplikohet reciprociteti.
“Prej më shumë se një vit kemi pritur që Serbia t’i heqë pengesat që i ka vënë për nënshkrimin e marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me letërnjoftime për ËB6 në Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM) në kuadër të Procesit të Berlinit. Ata e dinin se Kosova do të aplikonte reciprocitet nëse Serbia refuzon ta nënshkruajë”, ka shkruar Zulfaj në Twitter. “Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk dëshiron të zëvendësojë letërnjoftimet dhe pasaporta me një dokument përcjellës në kufi me Serbinë, por derisa Serbia e mban këtë praktikë për qytetarët e Kosovës, Kosova duhet të aplikojë reciprocitet”.
Ai ka thënë se shpreson që kancelari gjerman Olaf Scholz, duke rienergjizuar Procesin e Berlinit këtë vjeshtë do të sjellë progresin e nevojshëm.
“Ne shpresojmë që kancelari gjerman duke rienergjizuar Procesin e Berlinit këtë vjeshtë do të sjellë progresin dhe mekanizmat shumë të nevojshëm në CRM bazuar në rregullat, standardet dhe vlerat e BE-së dhe parimet e barazisë së të gjitha palëve me qytetarët që do të jenë përfituesit në fund”, ka shkruar Zulfaj.
For more than one year we have been waiting Serbia to remove obstacles it put for signing the agreement on Freedom of Movement with ID Cards for WB6 in Common Regional Market (CRM) within the Berlin Process.
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) August 1, 2022
They knew that ?? would introduce reciprocity if Serbia refuses to sign.
-
Zulfaj i përgjigjet Gjermanisë për CEFTA-n: Serbia po vë kushte
-
Kurti beson se s'do të ketë nevojë për reciprocitet, sheh reflektim te Serbia
-
Zulfaj kërkon më shumë seriozitet nga BE-ja në lidhje me rrugëtimin e Kosovës drejt saj
-
Kurti në Forumin Ekonomik, kërkon që Serbia t’i lehtësojë procedurat e transitit
-
Kurti takohet me Sarrazinin, bisedojnë për marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit