Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar rrezikun e rritjes në masë të madhe të çmimit të energjisë, nëse institucionet nuk gjejnë një zgjidhje për mihjet në tokat e shpronësuara në Hade e Shipitullë, bllokimi I të cilave tashmë detyron importimin e energjisë, e cila vjen me [mim shumë më të lartë.
Duke folur para Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, përfaqaësuesit e ZRRE-së kanë thënë se vonesat në adresimin e [ështjes së shpëronësimit në Hade dhe Shipitullë po e vështirësojnë prodhimin e energjisë nga KEK-u, që si pasojë ka rritjen e importit dhe ngritjen e kostos së energjisë.
“Ulja e prodhimit në KEK ka sjellë probleme edhe më të mëdha. Tash KEDS është i detyruar të importojë me çmim të dyfishtë dhe po sjell probleme për këtë sektor. Kjo do të na sjellë rritje bukur të lartë të tarifave për shkak të këtij vendimi. Andaj kërkoj nga Kuvendi, Qeveria që të ndërmarrin hapa”, ka thënë Arsim Janova, anëtar i Bordit të ZRRE-së.
Në sqarimin e kërkuar nga anëtarët e komisionit rreth saktësimit të rritjes së çmimit të energjisë, anëtari i Bordit të ZRRE-së ka thënë se nëse vazhdon trendi I tanishëm I importit, rritja e çmimit të energjisë do të shkoj në 18.7% në mars të vitit 2018, kur me ligj ZRRE duhet të miratojë tarifat e reja.
-
Paralajmërohet tjetër shtrenjtim i rrymës
-
ZRRE-ja rekomandon shtrenjtim të sërishëm të rrymës
-
Çmimi i rrymës do të rritet - importi deri në mars i kushton vendit mbi 40 milionë euro
-
ZRRE-ja paralajmëron shtrenjtim të rrymës shkaku i mosshpronësimeve në Hade e Shipitullë
-
Sa pritet të ngrihet çmimi i rrymës