Në Zyrën e Rregullatorit për Energji, (ZRRE), janë punësuar recepsionistë dhe ekspertë të bazave të të dhënave, pa kaluar testet e përcaktuara me ligjin përkatës. Punësimet, pa kaluar testet e intervistimit, janë identifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit në raportin e publikuar për ZRRE për vitin 2016-të, transmeton KP.
Pagat për punonjësit në këtë institucion njihen si më të larta në vend.
“Auditimi ynë ka identifikuar që për pozitat ‘Recepsionist’ dhe ‘Ekspert i Bazave të të Dhënave’ nuk ishte realizuar testimi me shkrim por vetëm intervistimi i kandidatëve. Sipas zyrtarëve të administratës, kjo ka ndodhur për shkak se për këto pozita kërkohet të vëzhgohen aftësitë e komunikimit. Udhëzimi për Marrëdhënie të Punës (neni5) po ashtu përcakton strukturën e testit me shkrim që përbehet nga tri pjesë: pjesa e njohurive të përgjithshme, pjesa e pyetjeve të aftësive të përgjithshme dhe personaliteti, si dhe pjesa me pyetje që lidhen me vendin e punës. Ne kemi vërejtur se në procesin e rekrutimit për pozitën ‘Asistente e Bordit’ në testin me shkrim është testuar vetëm gjuha angleze“, thuhet në raportin e auditorit.
Auditori për këtë çështje ka paraparë rrezikun se dobësitë e paraqitura në proceset e rekrutimit reduktojnë konkurrencën dhe mund të rezultojë me angazhim të personave jo të duhur në pozitat e caktuara.
-
Qiraja mujore 8000 euro, ZRRE-ja thotë se ishte oferta më e lirë
-
Bordi i ZRRE-së është jofunksional
-
Çmimi i rrymës pritet të rritet për 15%, dalin në konsultim raportet për të hyrat maksimale të lejuara
-
ZRRE-ja po shqyrton tarifat e reja, s’merret parasysh kërkesa e KEK-ut për rritje të çmimit të rrymës
-
ZRRE-ja nuk arrin të inkasojë borxhin nga “Termokosi”