Në një seancë shtesë të mbajtur të mërkurën lidhur me ecurinë e çështjes në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, të gjitha palët në procedurë diskutuan planifikimet lidhur me kalendarin, kohën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe planifikimet tjera.
Në fillim të kësaj seance, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emmerson foli për ekuilibrin në mes të transparencës dhe procesit të shpejt gjyqësor.
Ai ka thënë se klienti i tij ka kërkuar që procesi të mos sakrifikohet, e që të mos trajtohen të gjitha provat për hir të shpejtimit të këtij procesi gjyqësor apo transparencës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Duhet të trajtohen të gjitha elementët që të zbulohen çfarë ka thënë, çfarë ka bërë dhe kjo do që të jetë publike dhe ta dëgjojë i gjithë publiku në Kosovë”, tha Emmerson.
Me deklarimin e Emmersonit u pajtua kreu i trupit gjykues, Charles Smith III.
Edhe
Veseli: Dikush ta marrë përgjegjësinë e vendimmarrjes që të garantojë që gjykimi të jetë i drejtë
Pika më e nxehtë e diskutuar në këtë seancë ishte koha që marrin Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe ekipet mbrojtëse në marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Të dyja palët akuzuan njëra tjetër që nuk po menaxhojnë mirë kohënn e marrjes në pyetje të dëshmitarëve.
Lidhur me këtë temë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, akuzoi si ZPS-në, ashtu edhe ekipet mbrojtëse për rolin e tyre në vonesat e shkaktuara.
“Mendoj që të gjitha palët kanë luajtur rolin e vet për vonesat e shkaktuara deri tani. Ju garantoj që kam dëgjuar pyetje të përsëritura shumë here nga mbrojtja, ashtu siç kam dëgjuar pyetje të përsëritura shumë here nga prokuroria”, ka thënë Smith III.
Edhe
Veseli i drejtohet Speciales, kërkon gjykim në kohë të arsyeshme
Në fund të punimeve të kësaj seance, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ka kërkuar nga ZPS-ja që deri më 21 maj të jep një vlerësim të ri të kohës që ju duhet për të përfunduar me çështjen e tyre.
Kreu i trupit gjykues ka thënë se do ketë më shumë konferenca për ecurinë e çështjes sepse sipas tij, duket se kjo është gjeja që pjesa më e madhe pajtohen.